Finalja e Conference League ‘çmend’ çmimet e hoteleve në Tiranë

Më 25 maj, në “Air Albania” do të luhet finalja e Conference League. Në fushë do të zbresin dy skuadra, Roma dhe Feynoord.

E teksa shumë sportdashës mezi e presin natën finale e mund të kenë blerë edhe një biletë për ta parë ‘live’, pas hotelet kanë filluar menjëherë nga abuzimet me çmimet e dhomave. Një natë qëndrimi në një dhomë hoteli në kryeqytet, në datat 24 dhe 25 maj, do të kushtojë nga 600 deri në 9 mijë euro.

Ardhja e tifozëve të Conference League do të ‘mirëpritet’ nga hotelet e kryeqytetit me çmime që kapin majat. Rritja e kostos për një natë qëndrimi në një nga hotelet e kryeqytetit nisi fill pas shpalljes së dy skuadrave që do të udhëtojnë drejt Tiranës, për të luajtur në finale.

Kjo është hera e parë që Shqipëria organizon një event të tillë ndërkombëtar nga UEFA. Conference League do të luhet më 25 maj, ku do të përballen dy skuadra, holandeze dhe italiane. Roma dhe Feynoord do të luajnë në ‘Air Albania’ për titull kampion në Conference League.

Ndërsa disa javë më parë u njoftua edhe shitja e biletave për tifozët shqiptarë të interesuar për ta ndjekur sfidën ‘live’.

Biletat variojnë nga 30 euro deri në 125 euro për tifozët. Tifozeritë e të dyja skuadrave kanë nga 4 mijë vende, ndërsa 8 mijë vende do t’i shpërndahen publikut vendas ose të huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

sixteen + 2 =