Eurovizion/ Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut hedh flamurin

Radio Televizioni i Maqedonisë së Veriut  ka reaguar ndaj veprimit të këngëtares Andrea Koevska, e cila përfaqëson MV këtë vit në Eurovizion. Artistja bëri një gjest dje në Tapetin Turkez që nuk është pritur aspak mirë. Andrea ka hedhur flamurin maqedonas në tokë teksa pozonte para fotografëve.

Skandali në Eurovizion/ Përfaqësuesja e Maqedonisë së

Në reagimin publik të Radio Televizionit Maqedonas, thuhet se ky veprim dënohet me ligj dhe se këngëtarja duhet të kërkojë falje për këtë veprim. Në reagim madje thuhet se po shqyrtohet dhe mundësia e tërheqjes së saj nga gara.

Reagimi i plotë:

“Shërbimi publik nuk qëndron në asnjë mënyrë pas kësaj sjelljeje skandaloze të përfaqësueses tonë të Eurovizionit, e cila me atë gjest tregoi mosrespektim ndaj simbolit kombëtar, i cili dënohet me ligj. MRT pret që Andrea t’u kërkojë falje qytetarëve për një sjellje të tillë.

Shërbimi publik po shqyrton mundësinë e tërheqjes së saj nga Eurovizioni, ndonëse do të bëhet kujdes që të mos i shkaktohen më shumë dëme MRT-së. Ndaj përgjegjësive në delegacionin maqedonas do të merren të gjitha mundësitë ligjore për sanksionim më të rreptë për këtë skandal.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

19 − thirteen =