Drafti i Alibeajt, Paloka reagon: Propozimet e Ramës shiten si kritere të “opozitës”

Deputeti Edi Paloka ka reaguar ashpër, pasi Enkelejd Alibeaj, nxori një draft mbo formulën si duhet të zgjidhet Kreu i Shtetit. Kujtojmë se Alibeaj është shkarkuar nga funksionet drejtuese në parti, edhe pse vijon të veprojë si kryetar grupi.

Paloka thotë se propozimet e kryeministrit Edi Rama po shiten si kritere të opozitës, ndërsa ngre pretendime se po luhet një lojë mes Alibeajt dhe mazhorancës.

Paloka shton se në fund do të dalë kandidati i Ramës. Ai ngre pyetjen nëse deputetët demokratë që po ndjekin këtë rrugë janë viktima apo me vullnet në këtë lojë, ndërsa shton se përgjegjësia është e tyre.

“Propozimet e Rames shiten si kritere te “opozites” ! Loja e turpshme per te paraqitur Presidentin e Rames si President konsensual, zhvillohet perpara syve te publikut e ne menyren me te trashe.

Rama ben sikur mbledh mendimet e deputeteve te PS me zarf, Alibeu ben sikur mbledh mendimet e deputeteve te tij me e-mail. Ne finale, kandidati i Rames do dale nga goja e L.B, E.A …Nuk e di ne se ata deputete (te zgjedhur me votat e demokrateve) qe vazhdojne ndjekin kete rruge, jane thjeshte viktima naive qe po perdoren apo jane me vullnet te plote ne kete loje ?! Pergjegjesia eshte e tyre”, shkruan Paloka.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

9 + twelve =