Drafti i Alibeajt, Balla: I përshtatshëm për Avokatin e Popullit

Balla tha se propozimi i opozitës i heq të drejtën maxhorancës, duke qenë se kërkojnë katër kandidatura.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk e ka mirëpritur draft-propozimin e përpiluar nga deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e Presidentit të ri. në një prononcim për mediat nga Kuvendi teksa priti delegacionin e Senatit të Rumanisë, të kryesuar nga Senatori Titus Corlățean, Kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme në Senatin e Rumanisë tha se propozimi i opozitës i heq të drejtën maxhorancës, duke qenë se kërkojnë katër kandidatura. Ai shton se ky draft do të ishte i përshtatshëm më shmë për Avokatin e Popullit.

“Ilir Meta ishte shembulli më i keq që mund të kishte Shqipëria. Propozimi i tyre është një propozim maksimalist, një propozim që i heq shumicës të drejtën të propozojë. Megjithatë e përshëndes që ka një propozim. Ka një gatishmëri të grupit parlamentar të PD për tu ulur. Jemi të gatshëm që të ulemi që nesër për të diskutuar propozimet tona dhe propozimet e tyre. Kjo do të ishte zgjidhja e tyre. Me të përfunduar konferenca e kryetarëve nesër, të ulemi dhe të diskutojmë. Më duket pa vend që të vish në një tryezë dhe t’i thuash tjetrit ti nuk ke të drejtë të propozosh. Ne kemi qenë shumë të hapur dhe jemi shprehur që pjesë e propozimeve të jetë çdo qytetar shqiptar. Nesër në orën 12:30 është njoftuar për konferencën e kryetarëve, nesër fillon zyrtarisht procesi deri në raundin e pestë. Dua të kemi një president të gjithë shqiptarëve jo president të PS. Nëse do e donim këtë, i kemi numrat dhe do ta zgjidhnim. Propozimi që vjen nga PD është shumë i vlefshëm në rastin e zgjedhjes së avokatit të popullit, në rastin e zgjedhjes së avokatit e ka të drejtën të zgjedhë vetëm opozita,”- tha Balla ndër të tjera.

(dosja.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

16 + 16 =