Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka nënshkruar një dekret të rëndësishëm për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës.
Biden nënshkroi një ligj për përdorimin e programit të leasing-ut ushtarak, i cili do të përshpejtonte shpërndarjen e armëve, pajisjeve ushtarake, ilaçeve, ushqimeve për Ukrainën. Njoftimi u dha sot nga Shtëpia e Bardhë.
“Është e rëndësishme, është me të vërtetë e rëndësishme,”– tha Biden teksa ishte duke nënshkruar dokumentin.