Ajas Sulejmani aksidentoi dje çiftin Konomi bashkë me foshnjën e tyre tre muajsh, të cilët ishin duke kaluan rrugën në vijat e bardha.
Policia Rrugore i ka hequr Sulejmanit lejen e drejtimit për 24 muaj, ndërsa akuzohet për veprat penale “Shkaktim aksidenti me pasoja të rënda”, “drejtim i makinës nën efektin e lëndëve narkotike” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.
Sulejmanit i është vendosur po ashtu gjoba me vlerë 105 mijë lekë.
Ngjarja ndodhi në rrugën e “Kavajës” ku Sulejmani me një shpejtësi tej normave, iu afrua çiftit të cilët bashkë me foshnjën e tyre në karrocë po kalonin te vijat e bardha, duke i përplasur. Pas aksidentit, Sulejmani është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka braktisur mjetin luksoz.