Alibeaj thërret grupin, Salianji: S’kishte mbledhje kryesie, drafti i shërben Ramës

Deputeti Enkelejd Alibeaj thirri sot mbledhjen në orën 14:00 mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa dje prezantoi draftin për presidentin e ri.

Deputeti demokrat Ervin Salianji në një deklaratë për mediet, u shpreh se nuk ka një mbledhje të kryesisë për sa kohë që nuk ka kuorum. Salianji pohoi se nuk është njoftuar për një mbledhje të tillë, teksa shtoi se ka pasur përpjekje nga ana e tij dhe Luçiano Boçit që në mbledhje të përfshihen edhe deputetët e ‘Rithemelimit’.

Sa i përket draftit të prezantuar dje nga Alibeaj për Presidentin, Salianji tha se është i njëjtë me atë të Ramës duke theksuar se grupi i PD kërkon një President politik.

“Edhe sot nuk pati mbledhje të kryesisë së grupit parlamentar. Ka pasur përpjekje nga mua që të përfshiheshin në mbledhje edhe deputetë të PD, të Rithemelimit. ka pasur dakordësi nga zoti Boçi në emër të tyre. Praktika parlamentare e PD, ne funksionojmë me rregulloren e PD, e jo të Ramës. Ajo përcakton që kryesia përbëhet nga kryesia e vogël e grupit parlamentar. Kam komunikuar me pjesën më të madhe dhe skam pasur njoftim për mbledhje të grupit parlamentar. Rrjedhimisht s’ka mbledhje sepse s’ka kuorum. Dua të besoj që është naivitet politik të thuash që presidenti i ri nuk duhet të jetë në politikë në 5 vitet e fundit do të thotë ti shkosh mbrapa Ramës.  Drafti i prezantuar dje i shërben qëllimit të Ramës. Grupi parlamentar i PD mendon që Presidenti duhet të jetë politik. Shikoni në Itali, Matarella vjen nga një eksperiencë të gjatë politike. Të gjithë mund të bien dakord për atë pensionistin me biçikletë. E gjitha kjo bën të zhvendoset vëmendja”, tha Salianji.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

sixteen − 9 =