Alibeaj: Mua nuk më ka shkarkuar askush, jam kryetar i grupit parlamentar dhe nuk jam në test

Enkelejd Alibeaj ka folur para mediave pas mbledhjes së grupit parlamentar të deputetëve të PD në selinë blu, ku u diskutua për zgjedhjen e Presidentit të republikës.

Alibeaj ka refuzuar që të pranojë vendimin e Komisionit të Rithemelimit, ndërsa pohoi se ai edhe pse është shkarkuar disa herë, vazhdon të jetë ushtrues i detyrës së kryetarit të PD.

“Së pari mua nuk më ka shkarkuar askush, mua më kanë shkarkuar nja 4-5 herë një herë në dhjetor, në janar, prapë së fundmi. Unë jam kryetar i grupit parlamentar dhe nuk jam në test nga askush dhe ndaj askujt, bëj detyrën time, i njoh mire procedurat, ajo çfarë unë kam bërë me kënaqësi dhe me sforco është që të gjithë deputetëve tu krijoj maksimumin e komoditetit për t’u mbledhur e për të diskutuar. Unë e kuptoj stresin që mund të kalojnë një pjesë por durim sepse nga durimi arrijmë atë që është e nevojshme për të gjithë në”, deklaroi Alibeaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

five × five =