“Prisni dhe shikoni…”, çfarë po paralajmëron Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ngjela shkruan se Rusia i është futur realisht rrugës së shpërbërjes sapo u fut në luftë me Ukrainën.

Postimi i plotë:

Shkatërrimi përfundimtar i Rusisë do të hapë një etapë të re për njerëzimin.

Lufta me Ukrainën i kushton Rusisë 850 milionë dollarë në ditë vetëm në luftime. Por, edhe miliona dollarë në ditë nga sanksionet.

Kur hyri në luftë me Ukrainën, Rusia u fut realisht në rrugën e shpërbërjes së saj.

l.

Fitore e madhe për njerëzimin.

Politika amerikane, pas tridhjetë vjetësh, po i dhuron botës demokratike dhe personalitetit të njeriut të lirë, fitoren e dytë kundër tiranisë së organizuar ushtarakisht: Rusisë aktuale neostaliniane të Vladimit Putinit.

Zhvillimi demokratik botëror po hap epokën e re kundër tiranisë. Shkatërrimi i neostalinizimt rus është fillimi i një epoke të re në zhvillimin botëror.

Rusia, si shtet regresiv anti-perëndimor, ka që nga viti 1925 që është një vatër ferri për zhvillimin demokratik perëndimor. Ajo në këtë kohë gjithmonë ka qenë:

Një mllef i brendshëm primitiv kundër lirive në ngritje e personalitetit të njeriut.

Një autokraci që shtyp mizorisht popullin e vet për pushtetin e oligarkisë tiranike që e sundon.

Një shtet që nuk iu nda asnjëherë tiranisë së klikave të tij ushtarake.

Një politikë ku në qendër të vet ka pasur dhe ka shkatërrimin e qytetërimit perëndimor.

Por, me këtë luftë në Ukrainë, me disfatën që po pëson, sipas të gjitha parashikimeve, Rusia do të shkojë deri në cakun e shpërbërjes së dytë të saj.

Por, cila ishte shpërbërja e parë e Rusisë?

Shpërbërja e parë e Rusisë ishte shkatërrimi i Bashkimit Sovjetik me 15 republikat e tij, dhe me vendet e Evropës Lindore të pushtuara: Çekia, Sllovakia, Hungaria, Polonia, Rumania, Gjermania Lindore, Bullgaria.

Pas kësaj shpërbërjeje, Evropa mori frymë lirisht, u hapën kufijtë, u krijuan sisteme të reja në konceptet e demokracisë, u riformuluan me forcë ligjore të drejtat e njeriut, u krijua ekspansioni i lirë i kapitalit, u rrit gati dy herë prodhimi industrial, gjashtë shtetet e Evropës Lindore Sovjetike hynë si anëtare të Bashkimit Evropian: Çekia, Sllovakia, Hungaria, Polonia Rumania, dhe Bullgaria.

U çliruan gjithashtu edhe të tre shtetet e vendeve nordike: Estonia, Lituani dhe Letonia. U çlirua Ukraina.

Il.

Tani, në kohën e sotme, me shpërbërjen e dytë të Rusisë, të gjitha këto arritje, do të ripërsëriten në një formë të re edhe për Ballkanin Perëndimor.

Pas shpërbërjes së Rusisë, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të hyjnë si anëtare të Bashkimit Evropian; por, njëherësh, do të ndodhë edhe Bashkimi kombëtar Shqipëri-Kosovë.

Pas shpërbërjes së Rusisë në katër ose pesë shtete, bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor do të krijojë frymëmarrje të re etnike dhe do të vijë shpejt bashkimi i njëmendtë i etnisë shqiptare, i cili do të vijojë me ritme të shpejta.

Shqipërisë së Bashkuar do t’i kthehen të gjitha territoret shqiptare që janë të shpërndarë nëpër shtetet sllavë. Dhe, duhet të kujtohemi se, të gjitha të zezat, çdo gjë antishqiptare në historinë e tre shekujve të fundit, shqiptarëve u kanë ardhur nga Moska dhe Beogradi.

Rusia po falimenton, por do të falimentojnë me goditje drastike edhe të paguarit e Moskës e të Beogradit në qarqet e larta të politikës shqiptare.

Prisni dhe shikoni…

Leave a Reply

Your email address will not be published.

thirteen − eight =