Zelensky: Përfundoi evakuimi i civilëve nga Azovstal

Më shumë se 300 civilë janë shpëtuar nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal, tha presidenti Volodymyr Zelensky. Kjo shënoi fundin e fazës së parë të evakuimeve, e cila filloi pak më shumë se një javë më pare.

“I jam mirënjohës ekipeve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Kombeve të Bashkuara që na ndihmuan të kryejmë fazën e parë të misionit të evakuimit Azovstal. Më shumë se 300 njerëz u shpëtuan, gra dhe fëmijë”, u shpreh presidenti ukrainas.

Autoritetet tani po përgatiten për fazën e dytë të evakuimit të të plagosurve, mjekëve dhe ushtarakëve.

Ushtria ruse ka shkatërruar ose dëmtuar rreth 200 objekte të trashëgimisë kulturore, shtoi Zelensky.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se qeveria e tij tani po përgatitet për fazën e dytë të misionit të evakuimit nga Azovstal, duke u fokusuar tek “të plagosurit dhe mjekët”.

“Sigurisht, nëse të gjithë i përmbushin marrëveshjet. Sigurisht, nëse nuk ka gënjeshtra”, tha Zelensky.

Duke lënë të kuptohet se Rusia është fajtore për ndalimin e evakuimit të ushtarëve të mbetur të bllokuar në Mariupol, Zelensky tha se “të gjithë e kuptojnë shkakun rrënjësor të këtij ndërlikimi”, por ai shtoi se populli ukrainas nuk do ta humbasë shpresën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

three × three =