Tiranë! Makina përplas çiftin dhe fëmijën tre-muajshe në vijat e bardha

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Mësohet se një drejtues automjeti, ende i paidenfitikuar, ka përplasur në vijat e bardha një çift dhe foshnjën e tyre 3-muajshe.

Gruaja V. K., 43 vjeçe dhe burri A. K., 48 vje, bashkë me  fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Drejtues i mjetit me targa të huaja ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

eleven + 12 =