Sulmohet një shkollë në Luhansk, dyshohet për 60 viktima

60 persona dyshohet se kanë humbur jetën pas një sulmi ajror në një shkollë në rajonin e Luhansk, ku ishin strehuar 90 persona, shkruan CNN.

Serhiy Hayday, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhanskut, tha se 30 persona të strehuar në shkollë ishin shpëtuar, nga të cilët shtatë ishin të plagosur.

Trupat e dy personave u gjetën në rrënoja, tha Hayday, duke shtuar se “ka të ngjarë që të gjithë 60 personat e mbetur nën rrënojat e ndërtesës të jenë vrarë”.

Një avion rus kishte hedhur një bombë në shkollën në fshatin Bilohorivka, e cila është rreth shtatë milje larg vijës së frontit, sipas Hayday.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

fifteen − fourteen =