Strukturohet aleanca Berisha-Meta, Kryemadhi: Jemi duke bërë një opozitë të vërtetë

Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me një grup gjimnazistësh në Tiranë.

Ajo shprehet se “në vend të qeverisjes shpopulluese”, LSI është dedikuar t’i “garantojmë rinisë shqiptare një alternativë tjetër, duke formësuar një opozitë të vërtetë, me zgjidhje konkrete për sfidat aktuale dhe ato të së nesërmes”.

Me sa duket tashme eshte konturuar qarte opozita e drejtuar nga Ilir Meta pas perfundimit te mandatit te Presidentit me PD e drejtuar nga Sali Berisha.

Gjenerata e re nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së interesave të ngushta.  Dëgjova me vëmendje ditën e djeshme zërin e gjimnazistëve të Tiranës, në lidhje me cilësinë e arsimit që ata marrin, procesin e maturës shtetërore, ndjenjat e tyre për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.

Jemi të dedikuar, që në vend të qeverisjes shpopulluese, t’i garantojmë rinisë shqiptare një alternativë tjetër, duke formësuar një opozitë të vërtetë, me zgjidhje konkrete për sfidat aktuale dhe ato të së nesërmes. Shpopullimi nuk do të jetë kurrë, fati i vendit me bukuritë dhe rininë më të mrekullueshme!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

2 × three =