Sa para fitoi Tirana nga titulli kampion

Bardheblutë fituan kampionatin, pasi mposhtën Partizanin me rezultatin 2-1, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ky është titulli i 26-të kampion që skuadra e kryeqytetit fiton. Klubi është shpërblyer për fitoren, duke marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit një çmim prej 100 milionë lekë të vjetra, si dhe 150 milionë lekë nga Bashkia e Tiranës.

Pastaj vijnë paratë e garantuara nga Europa dhe nuk janë pak. Në rastin më të keq, nëse Tirana eliminohet direkt nga Liga e Kampioneve dhe Liga e Konferencës, do të përfitonte 810 mijë euro nga UEFA.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

5 + five =