Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria renditet në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror.
Duke ju referuar një videoje të publikuar nga Agjencia Europiane e Aviacionit Civil, Eurocontrol, Shqipëria renditet e para për sa i përket rimëkëmbjes së transportit ajror që nga vera e vitit të kaluar duke arritur në 107 fluturime në ditë.
“Mirëmëngjes, dhe me këtë video të publikuar nga Agjencia Europiane e Aviacionit Civil, Eurocontrol, ku tregohet se si Shqipëria ka dalë në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama në Facebook.