Presidenti i ri? Akademiku Fuga: Po bëhet lojë, PS e ka në xhep emrin

Akademiku, profesor Artan Fuga e quan lojë gjithë këtë proces në të cilën është futur politika për zgjedhjen e presidentit.

Pse?

Sepse maxhoranca e ka kandidatin në xhep dhe do ta nxjerrë në momentin e fundit ndërkohë që një proces i duhur i zgjedhjes së presidentit do të ishte ai i ballafaqimit të platformave të kandidatëve thotë profesor Fuga në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj.

 “Politika bën gabimin e madh që e ka përqendruar çështjen tek profili i njeriut. Nuk është profili i njeriut më i rëndësishëm. Rëndësi ka kush janë kandidatët e propozuar.

Kandidatët duhet të prezantojnë përpara parlamentit, opinionit publik platformat e tyre. E rëndësishme është besueshmëria që ai ka, kontributin publik që ai ka, eksperienca dhe rolin që ka luajtur në shoqëri e politikë. Çfarë platforme ka dhe si do ta ekzekutojë ai kompetencën e tij presidenciale. 

Nuk ka kuptim të thuash që do gjej një figurë të gjithë pranuar. Nuk ka figurë të gjithë pranuar në demokraci. Kjo është pa sens.

Nuk është fjala për të mbajtur një emër në xhep e ta nxjerrin në momentin e fundit.

Është një lojë që nuk të nxjerr asgjë. PS e ka kandidatin dhe e mban në xhep. Partitë opozitare nuk duan të futen në këtë lojë me idenë që kjo nuk varet nga ne”- tha profesori.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

1 + 14 =