Plagosi me thikë dy të rinjtë, arrestohet autori 43-vjeçar!

Një 43-vjeçar me iniciale I.D. është arrestuar nga policia pasi ka plagosur me thikë dy të rinj në Sarandë.

Policia bën me dije ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mitat Hoxha”, ku autori ka qëlluar me thikë K. G., 17 vjeç dhe K. G., 19 vjeç.

Ata janë dërguar në spital  ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Four”, për kapjen e personave  të shpallur në kërkim kombëtar për krime ndaj personit.

Plagosi me thikë 2 shtetas dhe u largua, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, pas një pune të pandërprerë dhe të mirorganizuar, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Four”, në lagjen nr.4 Sarandë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

– I. D., 43 vjeç, banues në lagjen nr.4, Sarandë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar këtij shtetasi  masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 24.04.2022, në lagjen nr.4 Sarandë, në rrugën “Mitat Hoxha”, ku shtetasi I. D. ka plagosur me armë të ftohtë (thikë), shtetasit K. G., 17 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

15 + 20 =