Momenti i aksidentit tragjik ku humbën jetën 2 turistët polakë

Abc ka siguruar videon e aksidentit tragjik që i mori jetën dy turistëve polakë dy ditë më parë.

Ata po udhëtonin me një motor shumëkubikësh në zonën e Kryebushatit kur u përplasën me një makinë tip “Golf V” paraditen e 6 majit.

Waldemar MakoWsi, 45 vjeç dhe Marta MakoWska,  42 vjeç po iknin nga Shkodra në drejtim të Lezhës, ndërsa drejtuesi i makinës David Gjonaj, 27 vjeç po shkonte për në Shkodër.

Në video shihet se motori është përplasur kokë më komë me makinën dhe më pas ka fluturuar në ajër.

Në momentin e aksidentit makina ka tentuar të kthehet, ndërsa motori ka qenë në korsinë e tij.

Të dy drejtuesit kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

10 + seventeen =