Policia në Durrës ka ndaluar tre persona për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Bëhet e ditur se në pranga u vunë L. P., 44 vjeç, E. X., 56 vjeç dhe R. K., 58 vjeç, banues në Durrës pasi një punonjës ka humbur jetën ndërsa punonte në një objekt në ndërtime sipër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 15 të qytetit bregdetar, ndërsa punonjësi që ka gjetur vdekjen është G. S., 53 vjeç.