GJKKO cakton masën e sigurisë për ish-truprojën e Saimir Tahirit

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar masën “arrest me burg” për ish-truprojën e Saimir Tahirit, Hekuran Markun.

Ky i fundit u ekstradua një ditë më parë nga Gjermania në Shqipëri me kërkesë të SPAK. Marku nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorëve.

Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”. Si pasojë e këtij operacioni janë vendosur në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të policisë, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

5 + 1 =