Ethem Ruka viziton vendlindjen e Dritëroit: Të mëdhenjtë s’është e thënë të lindin veç në metropole

Ish-ministri i Arsimit, profesor Ethem Ruka, ka vizituar vëndlindjen e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli në Menkulas të Devollit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ruka shkruan se të mëdhenjtë nuk është e thënë të lindin veç në metropole.

“Në Menkulas, vendlindja e të madhit Dritëroi Agolli.

Rrugica ku filloi rrugetimin Driteroi ne Menkulas te Devollit.

Ishte shume emocionuese per mua te vizitoja vendlindjen e tij!

Te medhenjte nuk eshte e thene te lindin vetem ne metropole”, shkruan Ethem Ruka.

Tashmë në Menkulas thuajse nuk kanë mbetur shumë gjurmë nga gjeniu i letërsisë shqipe për shkak të mungesës së investimeve.

Shtëpia Muze e Dritëro Agollit në qendër të fshatit, tashmë është braktisur në mëshirë të fatit ku sendet personale të shkrimtarit janë magazinuar në shtëpitë e bashkëfshatarëve të tij.

Edhe pse zbatimi i këtij projekti muzeal është premtuar disa herë, sërish nuk ka pasur asnjë iniciativë për jetëzimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

12 + 7 =