Durrës, 62 vjeçarja rrëzohet nga ballkoni i katit të katërt, ndodhet në spital

Një 62 vjeçare është rrëzuar nga ballkoni i katit të katërt në atë të katit të dytë në shtëpinë e saj në Durrës.

“Sot rreth orës 11:30, në lagjen Nr.5, Durrës, dyshohet se ka rënë që nga ballkoni i katit të katërt ku ajo banon, në ballkonin e katit të dytë, shtetasja N. D., 62 vjeçe”, thotë policia.

62-vjeçarje ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

six + fourteen =