Studentët, pensionistët dhe të papunët do paguajnë kuota mujore për Partinë Socialiste

Asambleja e PS-së miratoi këtë të shtunë dhe vendimin për kuotat mujore që të duhet të paguajnë anëtarët e partisë për këtë vit.

Sipas dokumentit Partia Socialiste ka vendosur të mbushë arkën e saj edhe duke marrë para edhe nga shtresat në nevojë, si pensionistët apo dhe të papunët.

Po ashtu nga pagesa mujore për të qenë anëtarë i Partisë në pushtet nuk përjashtohen as studentët. Çdo pensionist, i papunë apo dhe student që është anëtar i PS, do paguaj 50 lekë në muaj që në fund të vitit bëjnë 600 lekë të reja.

Po ashtu në krye të listës për shumën që do kontribuojnë janë biznesmenët anëtarë partie. Ata do të japin çdo muaj, deri në dhjetor nga 8 mijë lekë të reja.

Ndërsa deputetët e ministrat socialistë do të japin nga 7 mijë lekë të reja.  Të punësuarit anëtarë partie do të paguajnë nga 250 lekë deri në 2500 lekë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

3 + 17 =