Sali Berisha i bashkohet protestës për vdekjen e 31-vjeçarit në Komisariatin e Kavajës, gazetarja: Pse nuk reaguat kur në 2011 u vranë 4 njerëz nga dhuna qeveritare

Teksa merrte pjesë në protestën e heshtur për vdekjen e Ilvi Metës në Komisariatin e Kavajës, para kryeministrisë, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet edhe për ngjarjen e rëndë të 2011 ku pikërisht në atë vend u vranë 4 qytetarë.

Pyetje: Në vitin 2011 janë vrarë 4 njerëz nga dhuna qeveritare, pse nuk ka pasur një reagim në atë kohë?

Berisha: Kanë humbur jetën 4 njerëz të cilët po gjuanin me plumba xhamat e kryeministrisë. Tani nëse do të gënjesh këtu para meje mund të vazhdosh dhe të gënjesh. Ju mund të turpëroheni me këtë se po gënjeni se plumbat shiheshin aty në xhamet e dritareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

eleven + 3 =