Roland Bejko i nxjerr videon Berishës: Ja si urdhëronte djegien e mandateve, Basha zbatoi urdhërin e tij

Sali Berisha që kur nisi lëvizjen e tij për të marrë PD-në, pasi u shpall “non grata” nga SHBA, iu thotë demokratëve se Lulzim Basha i tradhtoi, pasi vendosi të djegë mandatet e deputetëve, çka ndikoi në fitoren e tretë të Edi Ramës.

E vërteta në fakt është ndryshe, pasi ka qenë Sali Berisha, ai që e ka artikuluar i pari djegien e mandateve.

Roland Bejko ka postuar videon e Sali Berishës, ku artikulohet për herë të parë nga një përfaqësues i PD-së, teza për djegien e madateve.

“Berisha ka urdhëruar djegien e mandateve, Basha e ka ekzekutuar atë vendim!

Sot ai u thotë mbështetësve të vet se, “Berisha nuk dinte gjë për djegien e mandateve, atë  vendim e mori Basha me kokën e vet!”

PS. Po mirë mo, nuk ka një njeri që merret me mediat t’ia mbledhë këtij gjithë deklaratat që ka bërë që nga fillimi në fund kur bënte thirrje për djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve dhe kur thosh se të bësh zgjedhje me Edi Ramën është tradhëti kombëtare..”, shkruan Bejko.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

nineteen − 2 =