“Një ta çash dhe një ta mbash”/ Rama kritika SPAK për hetimin ndaj Dvoranit

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra dhe kritika të forta ndaj SPAK për hetimin ndaj Ardian Dvoranit i denoncuar nga Presidenti Ilir Meta.

Sipas tij, SPAK hetoi kampionin e antikorrupsionit, ndërsa gjyqtarë dhe prokurorë me pasuri marramendëse të përjashtuar nga vettingu nuk u ka hyrë gjemb në këmbë.

“Kampionit me vulë të DASH është futur nën hetim nga SPAK për një denoncim të atij që jo unë por gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK-ut. Si ka mundësi? Bën sahatin aviceran me Ardian Dvoranin që sot e gjithë ditën jeton në një apartament të para viteve ’90”. Për të mos folur për këtë non gratën e madhe që e kemi në mes të sheshit bashkë me shpurën e tij që na thotë se nuk ulemi të negociojmë për presidentin”

Këtu është siç thoshte një plakë rome që e doja shumë kur isha i vogël, të kesh dy, një ta mbash e një ta çash, se një nuk mjafton. Çështja e non-gratës së madhe nuk është një çështje e Amerikës, është e Shqipërisë, nuk është një hall i DASH, është një hall i popullit shqiptar dhe sfida në fakt, në thelb, nuk është një sfidë që non-grata e madhe me ata të verbrit që ndjekin pas ia bëjnë Amerikës”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

5 − 5 =