Mitsotakis: Jemi të gjithë në luftë…Nuk ka vend për barazlargësi, jemi me Perëndimin

Kryeministri i Greqisë ka afirmuar rreshtimin e Greqisë me Perëndimin në çështjen e Ukrainës. Gjatë punimeve të kongresit të 14-të të partisë që drejton, Kyriakos Mitsotakis ka evokuar vlerat e lirisë dhe demokracisë, si udhëheqëse në vendimet e saj.

“Ne jemi me Ukrainën sepse ne jemi me demokracinë dhe lirinë. Nuk ka vend për barazlargësin. Ne jemi me Perëndimin. Ne përmbushim vazhdimisht detyrimet tona ndaj miqve tanë në mënyrë që të kemi mbështetjen e tyre kur të kemi nevojë…

Pas pushtimit rus ne jemi të gjithë në luftë, në shumë plane. Në planin gjeostrategjik, pushtimi rus bëhet një model simulues. Në planin diplomatik, ai ripërcakton aleancat, në atë ekonomik, pasojat janë shumë të mëdha”, ka thënë Mitsotakis.

Ai ka sulmuar edhe paraardhësin e tij, Alexis Tsipras, duke sjellë në vëmendje faktin se qeveria aktuale ka miratuar planin më të madh social në historinë e Greqisë.

“Duhet ta dimë se kush qëndron pranë qytetarëve”, ka deklaruar Mitsotakis.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

1 × 4 =