Mevlan Shanaj: Kujtimet e mia me Stavri Shkurtin!

Nga Mevlan Shanaj

STAVRI SHKURTI. Nuk e kujtoj vitin, por ardhja e Stavri Shkurtit në kinema ka ndodhur pasi po xhironim në natyrë me teatrin e Korçës “ Me gjuhën e pushkës” ( Hamza Minarolli) regjisor Dhimitër Orgocka.Kujtoj se punoja me film me dy kamerat më të mira në TVSH Stefan Gajo ( Naçi ) dhe Pali Kuke. Aty portreti i Stavri Shkurtit i panjohur deri në atë kohë në film , shkëlqeu. Syri i aktorit në ekran shumë herë ka bërë që kush e ka atë fat goditës të mos harrohet lehtë. Stavri ishte një ndër shëmbujt ku syri i tij të mbërthente.Kam thënë publikisht para trupës së aktorëve në atë kohë,&që pas këtij roli tani Stavrin e keni veçse në ekran. Përveç ngjizjes si imazh Stavri kishte një zë shumë të ngrohtë. Nuk ishte ndonjë meritë të parandjeje të ardhmen e një portreti fisnik me sy dhe zë të ngrohtë përmes interpretimeve të goditura.Kishim xhirime në Boboshticë, në pushimin e drekës së bashku me Jani Rizën dhe Pali Kuke kthyem ndonjë gotë verë dhe kur vajtëm për xhirim vetëm qeshnim . Kisha për të xhiruar me Stavrin, i cili ishte i bindur dhe po bënte prova, mirëpo i zgjuari Thimi Filipi na sajoi një truk sikur e kapën krizat e stomakut që herë pas here i shfaqeshin. Ne ndaluam xhirimet. ( Të nesërmen më thotë Stavri, që Thimi e sajoi dhimbjen për të mos u prishur juve kënaqësitë) . Kthehem te parashikimi për të ardhmen e Stavrit.Ashtu ndodhi filluan të shtohej prodhimi i filmit dhe Stavri u ndodh para kamerave të ekranit. Kujtoj në filmin e radhës te filmi “Ilegali” arriti sukses që nuk e ndali deri sa u largua nga kjo jetë. Unë më tej e kam pasur edhe në dy filma të tj . Te filmi “ Të shoh në sy” dhe te filmi “ Fletë të bardha” si për dreq të dy personazhet kishin episode të rënda shëndetësore. Në se te filmi “ Të shoh në sy “ në një çast me frymënarrje gojë më gojë ja hodhi, te filmi” Fletë të bardha” duke biseduar me Rikardin iku( artistikisht brenda planit) .Kishim bërë humor me këto rastësi dramaturgjike, siç fshinte dorën nga kamera mos i dukeshin dy gishtat e amputuar! Stavri Shkurti portreti i njeriut të mirë që si në ekran dhe në jetë të mbillte mirësinë! Janë disa njerëz në jetë që mallin ta bëjnë dhuratë të përjetshme. Këtë cilësi të miqëve të bardhë e ruaj me fanatizëm . Ja ashtu i mirë , më erdhe sot o Stavri i serenatave të Korçës! Këndonte bukur Stavri!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

eight + twenty =