Digjet pas mesnate kancelaria në Kamëz/ Dyshohet për lëndë plasëse

Digjet pas mesnate një kancelari në Kamëz.

Policia njofton se rreth orës 00:25, është konstatuar zjarr në kancelarinë në pronësi të shtetases Xh. Gj., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 07.05.2022, në Rrugën Teuta, Kamzë, rreth orës 00:25, eshte konstatuar zjarr në kancelarinë në pronësi të shtetases Xh. Gj., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Nga verifikimet paraprake dyshohet për hedhje/vendosje të ndonjë lënde plasëse. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

fourteen + 9 =