Berisha akuza kryeministrit: Rama do të shtijë në dorë regjistrin bankar!

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, pak orë pas përfundimit të Asamblesë së Partisë Socialiste.

Në lidhje me sulmin e Ramës ndaj bankave shqiptare, sipas Berishës, qëndron kërkesa e tij për të marrë nën kontroll Regjistrin e Kredive.

Ai e konsideron akt tiranik këtë, duke i bërë thirrje guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe drejtuesve të bankave të vendit që të refuzojnë kategorikisht këtë kërkesë në thelb marksiste të Ramës.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Larg duart e zeze te mafjes shterore nga bankat! Ish kryeministri z. Sali Berisha: Rama do te shtije ne dore regjistrin bankar!

Rama do te shtije ne dore regjistrin bankar!
Prapa sulmit te djeshem kunder bankave te Edi Rames qendron kerkesa e tij per marre nen kontroll regjistrin e Kredive.
Ta dashur miq, Edi Rama papritmas sulmoi me rrufe e bubullima, sistemin bankar ne Shqiperi.
Ata qe degjuan kete sulm te pazakont ndaj bankave ne keto 30 vite mbeten sa te habitur aq dhe te tronditur sepse ne bankat e vendit kane kursimet e tyre qindra mijera familje dhe biznese shqiptare.
Por qytetari dixhital informon se shkaku i sulmit te eger ndaj bankave qendron ne kerkesen insistuese te Edvinit per çvendosjen e regjistrit bankar nga Banka e Shqiperise tek zyrat e Rames, famozja drejtori e AKSH-it, ne menyre qe ai te vendose ne kontroll total kursimet dhe kredite e qytetareve shqiptar.
Guvernatori i Bankes se Shqiperise e kundershton ne menyre kategorike dorezimin e regjistrit bankar pasi bankat e vendit i kane bere te qarte atij se ato do te largohen nga vendi ne rast se regjistri bankar i dorezohet ekzekutivit.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt tiranik te Edi Rames, i bej thirrje guvernatorit te Bankes se Shqiperise dhe drejtuesve te bankave te vendit te refuzojne kategorikisht kete kerkese ne thelb marksite te Edi Rames. sb

Leave a Reply

Your email address will not be published.

seventeen − fourteen =