Zëdhënësi i Ramës i përgjigjet “Reporterëve pa Kufij”: Koha kur gazetarët qëlloheshin me armë në protesta i përket së shkuarës

Zëdhënësi i Qeverisë Endri Fuga ka reaguar pas raportit të organizatës “Reporterët pa Kufij” mbi lirinë e medias në Shqipëri.

Fuga thekson se në Shqipëri liria e shprehjes dhe liria e medias janë të garantuara vendosmërisht dhe nuk ka asnjë lloj presioni, në asnjë formë, nga kjo qeveri drejt ndonjë gazetari apo medias.

Sipas tij, ditët e vjetra të gazetave që digjeshin nga operativët e sigurimit, të llogarive bankare të televizioneve që bllokoheshin nga autoritetet tatimore, kur asetet e pronarëve të mediave shkatërroheshin nga individë të paidentifikuar apo reporterët qëlloheshin me armë nga policia gjatë protestave, i përkasin së shkuarës dhe nuk kanë të bëjnë me qeverinë Rama.

Fuga ka dhënë përgjigje edhe mbi rastin e gazetares Ambrozia Meta që u përmend sot nga “Reporterët pa Kufij” për incidentin me Kryeministrin Rama.

“Sa i përket rastit të përmendur, është më tepër çështje respekti për njëri-tjetrin. Kur dikush bën një pyetje, duhet ta lërë edhe tjetrin të përgjigjet. Ky është një rregull bazë”, shkruan Fuga.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

2 × three =