Vdekja e të riut në komisariat, Berisha kundër Çuçit nesër protestë paqësore

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, pas vdekjes së 31-vjeçarit Ilvi Meta në Komisariatin e Kavajës.

Në deklaratën e përjavshme për mediet, Berisha tha se do t’i propozojë Grupit të Rithemelimit që nesër në orën 20:00 do të ketë protestë paqësore për të riun, teksa do të ndizen qirinj në të gjitha komisariatet.

“Duke dënuar këtë qëndrim çnjerëzor të Edi Ramës, ministrit të tij familjar Çuçit, drejtorit të përgjithshëm të policisë Nano, kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të Çuçit. Ndërkohë do i propozoj Komisionit të Rithemelimit që nesër në orën 8 para të gjitha komisariateve të ndizen qirinj në një protestë paqësore: Stop vrasjeve në komisariate”, deklaroi Berisha.

Ilvi Meta u gjet i pajetë dy ditë më parë në një nga dhomat e Komisariatit të Kavajës. Policia njoftoi se sipas ekspertizës mjeko-ligjore, i riu është vetëvarur me lidhësen e xhupit, ndërkohë që familjarët kanë hedhur dyshime se janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij.

Ndërsa deputeti demokrat Dashnor Sula, i ftuar dje në studion e “Top Story” rrëfeu telefonatën e një efektivi policie i cili kishte njoftuar për ngarjen dhe kishte thënë “iu ka ngelur në dorë atyre maskarenjve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

19 − 7 =