Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, dënohet me 6.6 vite burg juristi i hipotekës së Lezhës

GJKKO ka dënuar me 6.6 vite burg juristin e hipotekës së Lezhës, Bledar Cara, si një ndër zyrtarët e përfshirë në tjetërsimin e pronave në Shëngjin.

Ndaj Carës rëndojnë veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.

Juristi i hipotekës akuzohet se ka abuzuar me pronat në Tale, Shëngjin dhe Rana e Hedhun, duke falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

two + twelve =