Talat Xhaferi rrëfen takimin me Zelenskyn

Kreu i Parlamentit në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, udhëtoi disa javë më parë në Ukrainë për të parë nga afër situatën e luftës.

I ftuar në studion e “Opinion”, Xhaferi tregoi se ai është i pari zyrtar nga Ballkani Perëndimor që viziton Kievin në kohën e luftës. Xhaferi ka rrëfyer edhe detaje nga takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Xhaferi tregon se udhëtimi në Ukrainë është bërë edhe me ftesën e kreut të Parlamentit vendas edhe me dëshirën e qeverisë maqedonase. Ai tha se takimi me Zelenskyn nuk ishte konfirmuar për arsye konfidenciale.

Pjesë nga intervista  

Fevziu: Ju ftuan apo deshët vetë të shkonit në Kiev?

Xhaferi: Edhe desha edhe na ftuan. Nisja është e bazuar në ftesen e Kryetarit të Kuvendit të Ukrainë dhe  Kryetari i parlamenteve të Europës.

Fevziu: Si udhëtuat?

Xhaferi: Me të marr ftesën kam komunikuar me Ambasadën e Ukrainës dhe kam shprehur vendimin me ju përgjigj ftesës. Jam jo vetëm shqiptari, por i pari edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Fevziu: Ke dalë para Ramës …

Xhaferi: Rama është kryeministër. Është komunikuar me parlamentin e Ukrainës. Janë dhënë udhëzimet. Është vendosur qe udhëtimi të bëhej Vjenë- Varshavë. Nga aty me makine në kufi dhe më pas me linje speciale hekurudhore.

Fevziu: Si është situata?

Xhaferi: Pjesa perëndimore nuk është e përfshirë në luftime. Normal qe nuk ka dukje të dëmtimeve, pasi ka ne disa vende te caktuara, por jo masive. Itinerari ishte per të vizituar Buchan. Nuk vizituam varret, por pamjet ishin.

Fevziu: Takimi me Zelenskyn ishte i konfirmuar?

Xhaferi: Nuk ishte konfirmuar për arsye te tjera konfidenciale. Takimi I parë ishte me përfqësues të parlamentit.  Vëzhgimi i përbashkët i zonës së Buchas dhe shkatërrimet. Prej aty jemi kthyer ne Kiev.

Fevziu: Zelensky, si dukej emocionalisht?

Xhaferi: Ke te besh me nje person shume stabil emocionalisht, i vendosur dhe i qetë në vendimarrje. Nuk rrezaton asnjë lloj shqetësimi. I plotësonte të gjitha të jetë udhëheqësi që është.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

14 − 2 =