Sot është Ditëlindja e Gjergj Kastriotit/ Prishtina nuk e harron

Sot është ditëlindja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Ai lindi në 6 maj të vitit 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit.

Kjo ditë e rëndësishme është “injoruar” nga zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Deri në këtë moment të ditës, ata nuk kanë bërë asnjë reagim lidhur me ditëlindjen e Skënderbeut.

Nëse shikojmë rrjetet e tyre sociale, politikanët kanë shpërndarë detaje që lidhen me axhendën e tyre, por asgjë për heroin që ndryshoi historinë e kombit.

Edhe në media, fokusin e kanë marrë zhvillimet politike dhe kryesore që po ndodhin në vend. E kundërta ka ndodhur në Kosovë, ku si mediat edhe politikanët e kanë përkujtuar ditëlindjen e heroit kombëtar.

Kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti ka bërë një reagim në rrjetet sociale për këtë ditë, duke e lidhur edhe me situatën aktuale.

“Për fat të keq, liria e popujve po rrezikohet sërish në dekadën e dytë të shek. XXI, në një kohë kur dukej se aspiratat për paqen dhe begatinë afatgjatë të kontinentit po bëheshin realitet. Rreziqet ndaj lirisë dhe sovranitetit popullor nuk mungojnë as në rajonin tonë. Prandaj, kujtesa jonë për Skënderbeun, si mbrojtës së lirisë së popullit të tij dhe i Perëndimit në kushtet e shek. XV është aktuale dhe frymëzon veprimtarinë tonë shtetërore e politike”, shkruan ndër të tjera Kurti.

Pak histori për Gjergj Kastriotin

Ai u mor peng nga Sulltan Murati dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri në vitin 1443, vit në të cilin u largua gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë. Në vitin 1444 ai mblodhi të gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku u vendos unanimisht të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër perandorisë otomane.

Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbeu do të korrte 22 fitore të mëdha kundër Perandorisë osmane, në vitet e luftës në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën.

Heroi ynë kombëtar do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit. Ai do të njihej si besnik i mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, ku mbështeti mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të viteve 1460–1461. Në vitin 1463 ishte komandant i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II, ndërsa vdis më 17 janarin e 1468, në moshën 63-vjeçare.

Gjergj Kastriot Skënderbeu konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve myslimanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

eighteen − 8 =