Si provuam t’i pajtojmë kosovarët dhe serbët në Vjenë – rrëfimi interesant i ministrit austriak

Si provuam t’i pajtojmë kosovarët dhe serbët në Vjenë – rrëfimi interesant i ministrit austriak

Kryediplomati austriak Alexander Schallenberg ka treguar për marrëdhëniet mes shqiptarëve nga Kosova dhe serbëve që jetojnë në Austri. Ai thotë se mungesa e raporteve të mira në mes Kosovës dhe Serbisë pasqyrohet edhe te ata, përkundër se tha që bëjnë përpjekje për t’i afruar mes vete.

Në një panel në Firencë të Italisë ku po flitet për të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilit ishte kryeministrja serbe Ana Bërnabiq dhe moderator emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, Schallenberg të dyja komunitetet i cilësoi si asete të vlefshme për shtetin e tij. Ai gjithashtu tha se shumë prej tyre tashmë janë edhe shtetas austriakë, raporton Gazeta Express.

“Një gjë interesante; ne kemi një komunitet të rëndësishëm në Austri që vjen nga Serbia dhe kemi një komunitet të rëndësishëm që vjen nga Kosova. Për momentin nuk ka shumë ndërveprime mes të dyja komuniteteve. Ne kemi provuar, por kjo është një gjë që komunitetet duhet ta bëjnë mes vete. Dhe problemi është prej sinjaleve që vijnë nga shtëpitë e tyre [Kosova dhe Serbia]. Realiteti tani për tani është që komuniteti kosovar në Vjenë dhe komuniteti serb në Vjenë janë shumë aktivë, të gjallë, krenarë, por nuk ndërveprojnë mes vete”.

Schallenberg në këtë panel ka thënë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE duhet të bëhet sa më shpejt dhe se Unioni duhet të mendojë gjeostrategjikisht dhe jo burokratikisht në procesin e anëtarësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

8 − three =