Rusët vendosin në Mariupol statujën e “Babushkës” me flamur sovjetik

Mariupol tashmë është një qytet i rinuar, tërësisht në kontrollin dhe pushtetin e rusëve.

Si të tillë, rusët kanë filluar ta kthejnë Mariupolin në simbol të Moskës, duke vendosur në qytetin statujën e “Babushkës”, gjyshja rusofile dhe rusofilja e Donbasit që refuzoi ushqimin nga ushtarët ukrainas duke tundur flamurin me çekiç dhe drapër, sipas medieve të huaja.

“Babushka” mban në dorë flamurin e Bashkimit Sovjetik dhe një shami në kokë. Rusët e kanë etiketuar gjyshen si “Babushka Z”.

Por si lindi historia e “Babushkës”?

Në fillim të prillit, një video që tregonte një grua të moshuar duke përshëndetur ushtarët ukrainas me një flamur të kuq sovjetik u bë virale.

Edhe pse ushtarët mbanin flamuj ukrainas në mëngët e uniformave të tyre, pensionistja i ngatërroi ata me trupat ruse, duke u thënë ushtarëve se ajo dhe burri i saj “i kishin pritur, ishin lutur për ta, për Putinin dhe të gjithë njerëzit”.

Ushtarët ia morën flamurin gruas së moshuar ndërsa filluan t’i jepnin ushqimin. Por, kur pensionistja pa që trupat e kishin vendosur flamurin në tokë dhe e kishin stampuar në baltë, ajo ia ktheu ushqimin.

Ajo u tha ushtarëve se prindërit e saj kishin luftuar për flamurin sovjetik në Luftën e Dytë Botërore dhe se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte provokuar pushtimin e Rusisë sepse ai nuk gjeti një gjuhë të përbashkët me presidentin rus Vladimir Putin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

3 × three =