Rikthehet shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e shumta, të cilat do të jenë prezente gjatë gjithë ditës. Parashikohet që vranësirat të zhvillohen herë pas here në territor, duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu.

Sipas Meteoalb, në zona të izoluara pritet të ketë edhe rrebeshe të përkohshëm shiu, kryesisht më të dukshme reshjet do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Perëndimor Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

15 − eleven =