Rama për shërbimet në banka: Të kalojnë online

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një konferencë në fokus të së cilës, ishte transformimi i shërbimit bankar. Sipas tij, duhet t’i jepet fund radhës në sportelet e bankave, duke i kaluar shërbimet online.

Kujtojmë se që prej 1 majit, shërbimet në innstitucionet shtetërore, përveç atyre thelbësore, kanë kaluar online. Sipas Rames, “jemi ku thërret qameti në shërbimet online të bankave”.

“Kur vjen puna tek bankat jemi të fundit. Në rajon se në pjesën tjetër po se po. Dhe të jemi shumë realistë. Kjo është një mospërputhje shumë dramatike me aspektin tjetër të gjithë punës së sistemit bankar dhe me vetë qëndrueshmërinë e një sistemi bankar të konsoliduar dhe shumë profesional, Por radhët në dyer e bankave që në saba me njerëz që i orienton një roje aty jashtë nuk janë ngjarje të përditshme të kontinentit ku jetojmë.

Çdo muaj dhe saktësisht në datën 14 shumë sipërmarrje shkojnë në banka për të paguar TVSH. Çdo datë 20 shkojnë në banka për të paguar sigurimet shoqërore të punonjësve. Është një konsum energjie dhe nervash dhe një konsum imazhi për vite e vite të shkuara. Qytetarët po ashtu derë më derë të bankave, jo e ke radhën ti, jo e kam unë.

Ndërkohë duke qenë se qytetarët sot kanë gjithë këtë akses të lehtë dhe shpejtësi në marrjen e shërbimit nga E-Albania është normale të ankohen gjithmonë e më shumë për bankat. Nuk ka pse një qytetar që ka një kartë krediti, debiti ose online banking të shkojë të dera e bankës për të paguar për një shërbim publik. Njësoj si me E-Albania mund të kryejë pagesën aty dhe kjo t’i konfirmohet në kohë reale”, tha kryeministri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

2 × 4 =