Rama paralajmëron arrestime: Mënyrë kriminale me dhënien e pensioneve”

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar arrestime në strukturat e dhënies së pensioneve.

Në një takim me drejtuesit e bankave të nivelit të dytë, Rama tha se një strukturë e posaçme antikorrupsion, po heton për të çuar para drejtësisë struktura që operojnë me një skemë kriminale brenda sistemit të dhënies së pensioneve.

“Jemi në një situatë të turpshme me pensionet, me dhënien e marrjen e tyre, ndërkohë teknologjia na jep mundësinë për ta kapërcyer, po punojmë për ta kapërcyer. Struktura jonë anti korrupsion po heton mbi disa raste e shumë shpejt do kemi rezultate për të çuar para drejtësisë struktura brenda sistemit të dhënies së pensioneve apo postës që operojnë në mënyrë kriminale. Kapërcimi nga ky nivel në një nivel transparence e shpejtësie është i mundur vetëm nëpërmjet teknologjisë. Do e shohim e do e bëjmë tani të gjithë bashkë sipas sektorëve”, theksoi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

5 − four =