PS injoron opinionin publik për Presidentin e ri?

Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve Damian Gjiknuri doli sot në një konferencë për mediat, ku foli për zgjedhjen e Presidentit të ri. Ai foli mbi propozimet e opinionit publik, duke thënë se ka pasur shumë emra, por shtoi se nuk do të merret parasysh.

Gjiknuri shtoi se Shqipëria nuk ka sisitemin, ku Presidenti zgjidhet nga populli. Sipas tij, nuk është serioze që të pranohej propozimi i popullit.

“Nuk e kam të saktë e numrin por e di që ka shumë propozime. Por ky nuk është një proces që kë do opinion publik se ndryshe do kishim një sistem që presidenti zgjidhej nga populli.

Por emra ka nga të gjitha profilet, qoftë nga politika, akademia diplomacia dhe shumë e shumë fusha të tjera.

Procesi nuk do të ishte serioz nëse ne do të thoshim këto janë dëshira nga njerëzit dhe ky do të jetë presideni që ne dëshirojmë.

Kur themi ulemi në negociata me palët në parlament, duhet që profili të përcaktohet nga palët dhe më pas të kalohet nga emrat. Duhet të jetë një njeri që nuk ka ato ambicitet e shfaqura politike, të jetë një njeri që ka integritet shoqëror, që ka reputacion në shoqëri.

Dhe këtu pastaj ka një grup emrash që ne i shkurtojmë në një short listë dhe vijojmë me procesin”, tha Gjiknuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

1 × four =