Nuk plotëson dy kriteret/ Shkarkohet prokurori Arjan Ndoja

Komisioni i Pavarur i Kulafikimit ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme Prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja.

Shkarkimi ka ardhur si pasojë e mosplotësimit të dy kritereve, atë të profesionalizmit dhe Pastërtisë së figurës.

Më 29 prill u zhvillua seanca e Ndojës në KPK, pasi Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) kishte konstatuar se Ndoja gjatë ushtrimit të detyrës ka favorizuar persona me precedent penal.

Më herët në vitin 2019, Arjan Ndojës iu bë atentat teksa lëvizte me automjetin e tij nga Durrësi në drejtim të kryeqytetit. Nga atentati mbeti i plagosur vetë Ndoja ndërsa ndërroi jetë shoferi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

2 × 3 =