Nuk ndalen përplasjet Vuçiq- Jeremiq: “Ke dalë për birra me Kurtin në Berlin”

Ish -kryediplomati dhe politikani serb, Vuk Jeremiq, që drejton Partinë Popullore në Serbi, pas një sulmi nga mediat e Vuçiq në lidhje me Kosovën, ka zgjedhur t’ia kthejë Presidentit serb duke thënë se gjatë qëndrimit në Berlin bashkë me kryeministrin Kurti dhe presidenti Vuçiq, e kanë vazhduar natën në një bar në Berlin ku sipas tij kanë konsumuar edhe birra.

Jeremiq ka pyetur në Twitter se për çfarë kanë biseduar dy liderët në kafene raporton Gazeta Express.

“Natën e kaluar, dy politikanët e shquar të Ballkanit[Kurti dhe Vuciq] pas darkës me Emisarin e BE-së, shkuan për nga një birrë në barin Standige Vertretung në Berlin – siç u ka hije shokëve. Për çfarë folën ata?”, ka shkruar Jeremiq.

Vuk Jeremiq e Aleksander Vucic kanë pasur përplasje të shumta përgjatë viteve.

Vucic thotë se Jeremiq e ka shitur Kosovën, pas verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me pavarësinë e Kosovës, kjo pasi Jeremiq në cilësinë e ministrit të Jashtëm kishte insistuar që shpalljen e pavarësisë së Kosovës ta sfidojë në GjND.

Vitin e kaluar, Jeremiq  së bashku me disa politikanë opozitarë ishin konfrontuar verbalisht me presidentin Vucic në pallatin presidencial, incident ky që kishte bërë bujë të madhe pas pamjeve që ishin publikuar nga kacafytja mes tyre./Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

5 + 14 =