Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar prokurorin Arjan Ndoja pasi nuk justifikonte pasurinë dhe kishte lidhje me krimin.
Ndoja pas seancës nënkuptoi se do e ankimojë vendimin në Strasburg.
Arjan Ndoja mbeti i plagosur në 1 nëntor të vitin 2019, pasi iu bë atentat teksa lëvizte me automjetin e tij në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ndoja ka thënë se atentati ndaj tij ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së qeverisë.
Nga atentati, humbi jetën shoferi Andi Malo ndërsa miku i tij Aleksandër Laho mbeti i plagosur.