Nano si kandidat për President, PS nuk e përjashton: Si i përgjigjet kërkesës

Fatos Nano nuk përjashtohet nga Partia Socialiste si një kandidat i mundshëm për president. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri u pyet se sa shanse ka Nano dhe u përgjigj se mundësitë ekzistojnë, duke shtuar se nuk dëshiron të ndalet në emra të përveçëm.

Sa shanse ka që Fatos Nano të jetë kandidat i ardhur nga mazhoranca sa kohë s’është politikan aktiv e s’është pjesë e grupit parlamentar socialist?

Damian Gjiknuri:  Këtu s’jam të komentoj emra të përveçëm. Të gjithë kanë shanse sipas asaj që thatë, e kemi thënë që kufizimet tona janë nuk kërkojmë të jetë nga grupi ynë parlamentar, por që ka figura me kontribute qoftë ish-politikanë të cilët natyrshëm mund të jenë kandidatë…

Në konferencën që zhvilloi për mediat, Gjiknuri u pyet mbi propozimin e demokratëve, që në procesin e zgjedhjes së presidentin të përfshihen edhe ndërkombëtare.

Gjiknuri i cilësoi ultimatum, ndërsa tha se kjo është një kërkesë e pavend. Sipas tij, për këtë çështje, duhet të flitet vetëm shqip.

“Negociatat me ultimatum nuk kanë funksionuar për PS edhe në situata më të rënda, apo që vihej në pikëpyetje stabiliteti i vendit, siç ishte bojkoti parlamentar. Ultimatumi është një metodë, diplomati megafoni që nuk e njohim dhe nga persona që nuk e dinë dhe nuk janë të qartë se çfarë përfaqësojnë. Kjo thirrja për ambasadore, ju e thatë dhe vetë se jeni skeptike, por për të folur shqip shqip nuk duhen të huaj. Për mua është propozim i pavend”, tha ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

16 − 15 =