Mediat raportojn SHBA-të ndihmuan në fundosjen e luftanijes ruse ‘Mosvka’

Mediat kanë raportuar se Shtetet e Bashkuara kanë ofruar inteligjencë që ka ndihmuar Ukrainën të fundosë luftanijen ruse, Moskva muajin e kaluar.

Këto raportime nga New York Times dhe NBC News, vijnë pas raportimeve të tjera nga mediat në SHBA që thanë se autoritetet amerikane kanë ofruar informacione të inteligjencës për ushtrinë ukrainase për të shënjestruar gjeneralët rusë në fushëbetejë.

Deri më tani është konfirmuar vrasja e tetë gjeneralëve rusë gjatë luftimeve në Ukrainë.

Këto raportime mediave shtuan frikën se Uashingtoni po ndihmonte në përshkallëzimin e luftës dhe mund të provokonte një përgjigje më të fuqishme nga Moska, për shembull një shënjestrim të mundshëm të konvojeve që furnizojnë forcat ukrainase me armatim të NATO-s.

NBC News raportoi më 5 maj se SHBA-ja kishte ndihmuar në lokalizimin e Moskvas në Detin e Zi, me kërkesë të ushtrisë ukrainase. Por, sipas The Washington Post dhe Times, Qeveria amerikane nuk kishte njohuri për planet e Ukrainës.

Luftanija Moskva u fundos në mes të muajit prill, pasi besohet se u godit nga dy raketa ukrainase. Moska ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se në bordin e kësaj anije ka shpërthyer zjarr.

Kremlini ende nuk e ka pranuar publikisht fundosjen e luftanijes Moskva, që ka rezultuar me një numër të panjohur të marinsave të vrarë ose të zhdukur.

Më 4 maj, Times raportoi se zyrtarët amerikanë u kanë ofruar detaje autoriteteve ukrainase mbi shtabin mobil të ushtrisë ruse. Forcat ukrainase më pas e kanë përdorur atë informacion për të shënjestruar oficerët rusë.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se është e vërtetë që SHBA-ja ofron inteligjencë ushtarake forcave të Kievit. Por, ai tha më 5 maj:

“Ne nuk u ofrojmë inteligjencë për vendndodhjen e udhëheqësve të lartë ushtarakë në fushëbeteja dhe nuk marrim pjesë në vendimet e ushtrisë ukrainase se kë ajo synon ta shënjestrojë”./ REL

Leave a Reply

Your email address will not be published.

3 × two =