KShH: Polici i turnit raportoi për vetëvrasjeje, i riu nuk kishte lidhëse

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dhënë një deklaratë lidhur me vdekjen e 31-vjeçarit Ilvi Meta në Komisariatin e Kavajës.

Në deklaratën e Komitetit të Helsinkit vihet në dukje se punonjësi përgjegjës i turnit në kohën kur viktima është çuar në komisariat, ka identifikuar në librin e dorëzimit të shërbimit rrezikun për vetëvrasje të të riut.

Një fakt i tillë sipas Komitetit, duhej të ishte marrë parasysh dhe i riu duhej t’i ishte nënshtruar kontrollit mjekësor.

“Tërheq vëmendjen se në këtë libër është shënuar si porosi për personin që do të merrte në turnin e radhës, se duhej t’i kushtohej një vëmendje e veçantë të arrestuarit Ilvi Meta, pasi ky i fundit mund të tentonte të vëtëvritej. Shënimi në këtë libër është firmosur nga P.B, i cili ka qënë duke lënë turnin, si dhe nga G.H i cili është punonjësi që ka marrë turnin si përgjegjës i dhomave të sigurisë. Vëzhguesit e KShH-së raportojnë se ky shënim ka mospërputhje me shënimin që mjeku, O.H, ka bërë në librin e vizitave mjeksore, nr 63, duke shënuar orën 18:00 të dt.4 Maj, si orën e konstatimt të trupit të pajetë të të ndjerit”, thuhet në deklaratë.

Sipas komitetit, edhe dhoma ku Ilvi Meta ishte vendosur nukpërmbushte kushtet e përcaktuara në ligj.

“Vëzhguesit e KShH verifikuan nga afër kushtet e dhomës së sigurisë ku ishte vendosur i ndjeri Ilvi Meta, prej nga rezultoi se ajo nuk përmbushte kriteret e parashikuara në seksionin 8, pika 3.2/d të Urdhërit 925, datë 18.07. 2019 “Trajtimi dhe sigurimi i personave të arrestuar/ndaluar në ambientet e Policisë së Shtetit, evidentimi dhe zgjidhja e kërkesë/ankesave të tyre”, Konkretisht shufra metalike horizontale e zgavrës së qelisë nuk duhet të ishte më e lartë se 60 cm. Në fakt ajo ishte vendosur në një lartësi rreth 2 metër, gjë që krijonte mundësinë e vetëvarjes. Shefi i komisariatit na informoi se për t’i dhënë fund jetës së tij ai kishte përdorur një lidhëse të kapuçit varur tek shufra metalike”, vijon KShH.

Komiteti hedh dritë mbi një deklaratë të një punonjësi që ka qenë i pranishëm gjatë këqyrjes së trup[it të viktimës, i cili mohon që Meta të ketë pasur lidhëse apo bluzë me kapuç.

“Një prej punonjësve që kishte qënë prezent në kontrollin fizik të të ndjerit, deklaroi se nuk i është gjetur asnjë lidhëse të ndjerit, si dhe bluza që ai mbante veshur nuk kishte kapuç. Punonjësi tjetër, përgjegjës i dhomave të sigurisë, i tha vëzhguesve se ai nuk është ndodhur në turn në momentin që ngjarja ka ndodhur. Ky fakt është verifikuar më tej nga vëzhguesit, dyke kqyrur në librin e dorëzimit të shërbimit të përgjegjësve të dhomave të sigurisë, nga ana e P.B, në datën 04.05.2022 në orën 19:00”, thuhet më tej në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

one × 4 =