Kriza e radhës që prodhon klasa politike në Shqipëri

Nga Romeo Gurakuqi

Politikanet kryesore ne vend duken sikur jane ne nje rendje per pikasjen e Presidentit te ardhshem te Republikes se shkermoqur parlamentare.

Nje diskutim qe perseritet cdo 5 vite ne Shqiperi.

Dhe cdo 5 vjet, kur te ngarkuarit perplasen per profilet qe ofrojne, publiku kujtohet se këtij vendi i mungojnë mekanizmat e nevojshëm institucionalë, format e organizimit politik të modelit europian, që mundësojnë rrjedhat normale procedurale te formesimit të institucioneve themeltare të shtetit, pa krijuar tensione të skajshme politike, tensione që në një vend me akumulime të jashtëzakonshme problemesh, sociale e ekonomike, ndryshimesh të vrullshme e të përskajshme kulturore, rrezikojnë të shndërrohen në ballafaqime me përmbajtje krejt të padëshirueshme.

Mirepo, edhe pse krizat i kane krijuar, cdo here Presidenti eshte zgjedhur brenda rrethit te politikes, ne shumicen e rasteve pa konsensus, por gjithmone i perzgjedhuri i radhes ka qene i kujdesshem ne plotesimin e interesave te dy kraheve politike, per levizje brenda nje rrethi dhe brenda te njejtave kufiza, qe shkojne per kah ruajtja e status quo-se se kastes qe drejton vendin: vendimarrja politike dhe institucionale mbetet ne dore te te njejtit grup politikanesh; reformat, perfshire ajo ne sistemin e drejtesise, nuk do te duhet te kapercejne dhe bien ndesh Grupit te te Paprekshmeve; institucionet e pavarura nuk mund te drejtohen nga individe jashte qarkut te vendimarrjes se te njejteve; paraja publike do te endet mes atyre oligarkeve, qe financojne paralelisht, me nje marzh te caktuar, pozite dhe opozite, Baronet e Politikes; Gjykata Kushtetuese, Prokuroria, institucionet e qeverisjes se tyre, duhet te jene te perbere nga nderlidhje dhe emerime te Kastes; reforma e kushtetutes, sistemit politik, ndryshimi i sistemit te qeverisjes ne dobi te balances dhe kontrollit te dyfishte nga publiku, do te duhet edhe me tej te mbetet i bllokuar; nderhyrja e partnereve strategjike do te duhet te vonohet dhe neutralizohet permes nje ping-pongu, ose permes alibise se kinse ruajtjes se sovranitetit, etj. etj..

Kete vit ekzistojne disa arsye qe Publiku, i zhgenjyer teresisht nga politika, me nje besim te rene paralelisht ne nivelet me te uketa, ne te gjitha segmentet e partive politike, te qeverise, opozites dhe askusheve te parlamentit, pret nje President te nje formati tjeter: te ndriçuar, te pavarur nga Kasta, Shekullar, te ndjeshem ndaj interesave europianizuese dhe perendimizuese te Shqiperise dhe mik te publikut dhe interesave shteterore dhe kombetare.

Gjasat jane qe as kete here, asgje e tille nuk do te ndodhe. Mjafton te degjosh se si ka qene endrra e KM per presidentin e ardhshem dhe do te kuptohet si orientohen vektoret e preferencave te magjorances; ose, ne krahun tjeter: mjaftojne deklaratat e fundme ultimative dhe bojkotuese te shefit te Rithemelimit, per te kuptuar kush i ka marre vendimet e bojkotit, dorezimit te mandateve dhe listave te perfaqesise demokrate me 2017 dhe 2021.

Edhe pse ne dukje ka nje perplasje mes paleve, ne prapaskene ka nje marreveshje underground, te faktoreve determinante politike per te mbajtur brenda frereve dhe brenda mediokritetit qe mbretnon ne sferen e politikaneve shqiptare, edhe figuren e Presidentit te ardhshem te Republikes.

Ne fillese, me kushtetuten e vitit 1998, institucioni i Presidentit në Republikën Parlamentare të Shqipërisë ishte përshtatur posaçërisht nga hartuesit (kuptohet, jo aq sa ne rastin e Republiken Italiane), si një organ monokratik, i paanshëm dhe apolitik, që nuk ushtronte funksione aktive të qeverisë, por kishte detyrën për të vëzhguar mbi të gjitha pushtetet, për të kontrolluar dhe për të garantuar respektimin e ekuilibrave të parashikuara nga Kushtetuta në mes organeve të ndryshme të Shtetit, me qëllim që asnjë të mos vendosej mbi të tjerët; të verifikonte që ishin të kontrollueshme parimet dhe vlerat themeltare të sanksionuara nga ky dokument themeltar i shtetit; një institucion që do të duhet të drejtonte me përgjegjësi të lartë politike, juridike dhe patriotike pushtetin e dhënë në ushtrimin e funksionit juridik.

Mirëpo, ndryshe nga fryma fillestare e Kushtetutës, në mënyrë të vetvetishme, shtytur nga kontrolloret qe bejne marreveshje replikimi, po vijon më ngulm, procesi i nisur me ndryshimet konstitucionale (të vitit 2008), të pangjashme në një vend perëndimor, i shndërrimit përfundimtar të postit presidencial, në një institucion pak përfaqësues dhe të zhveshur nga çdo pushtet themeltar, drejt një figure simbolike kryetari, në një institucion të “specializuar” si mjeshtër i madh i ceremonive shtetërore, i mbyllur në kafazin e rehatshëm të Presidencës.

Pavaresisht perplasjeve qe kemi perjetuar se fundmi mes institucioneve qeverise me kreun e shtetit, konstitucionalisht, asgja nuk ka ndryshuar: posti priret te jete edhe me tutje, i tille, legalisht dhe figurativisht, ndersa vendi do te vuaj edhe me tutje nga:

1. nga mungesa e një Arbitri të brendshëm mes aktorëve të rënduar emocionalisht të politikës shqiptare;

2. nga një zhbalancim i rëndë raportesh mes institucioneve;

3. nga mospasja ende, per shkak te sabotimit te reformes nga te njejtet, e një sistemi të shëndetshëm të drejtësisë;

4. nga pesha e rëndë e mos pasjes së një sistemi efikas të sigurisë publike;

5. nga çorientimet dhe spontaniteti i linjave strategjike të politikës së jashtme;

6. nga mos sendërtimi i një opozicioni real, në shërbim të publikut dhe Shtetit;

7. nga deformimi i formës së qeverisjes parlamentare të racionalizuar, që është karakteristika e sistemit tonë qeverisës, për shkak të denigrimit deri në harresë të disiplinës së detyrueshme të raporteve të ndërvarësisë mes ekzekutivit dhe legjislativit, sa herë që ka arsye të dukshme paqëndrueshmërie politike (Instituti i Besimit është mungues në aspektin ligjor dhe zakonor procedural);

8. nga mungesa e një ligji të efektshëm të organizimit politik që do të transformonte partitë politike, nga llogore interesash individuale, në organizata politike në të mirë të interesave të publikut;

9. nga një pengim i funksionimit normal të Gjykatës Kushtetuese, si garantuese e zhbllokimit të konflikteve të mundshme mbi kompetencat në mes pushteteve të shtetit dhe e zgjidhjes së ngërçeve të pritshme, edhe në rastin në fjalë;

10. nga një sistem elektoral që deformon qartazi përzgjedhjen politike të elektoratit dhe nuk siguron stabilitetin e kollajshëm të qeverisë, nëpërmjet krijimit të shumicave qartësisht të dallueshme.

11. nga mungesa e procedurave të qarta deri edhe në zgjedhjen e Presidentit të Republikës sonë.

Thënë ndryshe, Shqipëria sot ka nevojë për një President të fortë (gjithnjë brenda Republikës Parlamentare) dhe jo për lojcakë tradicionalë, për një President të vendosur, jo për një marionetë në duart e forcave politike, që do të rikthejë, jo vetëm ligjërisht, por edhe faktikisht, funksionin monokratik të Kreut të Shtetit; nje kryetar shteti, qe do të ndihmonte në përkufizimin e politikave strategjike të vendit, do te zgjjdhte krizat ose do te shperndante parlamentin, do të ndihmonte në përkryerjen e reformave legjislative të munguara dhe adoptimin e rregullimeve të nevojshme, do të nxiste vendimmarrjen për operimin e shërbimeve publike, do të orientonte qartësisht politikat e jashtme kombëtare, drejt integrimeve të sinqerta perëndimore, nderkohe qartesisht vendimarresit mendojne te kunderten e asaj cfare kerkohet.

Pyetja qe bejne te gjithe eshte, si dilet nga ky kurth qe ka ndertuar politika?

Si kapercehen mendjet e cungueme, interesat individuale dhe frikerat e kesaj Kaste qe ka kaperthyer vendin dhe hapesiren publike?

Si do te kapercehet barriera e penguesve te vendosjes se drejtesise ?

Per te gjithe eshte e qarte se kemi te bejme me nje zinxhir sjeljesh, veprimesh dhe mosveprimesh ne kundershtim me ligjet dhe kushtetuten, qe e mban gjalle kete amulli, kete shmangie te sovranitetit, pengim te qarkullimit te elitave, konkurences se lire dhe respektimit te te drejtave te komuniteteve perberese te kombit per perfaqesi ne organet e nalta sovrane.

Aleatet perendimore kane ofruar gjithe mekanizmin clirues. Problemi qendron tek papjekuria dhe pavendosmeria e institucioneve te reja ligjzbatuese per te respektuar ligjet dhe kryer misionin e ngarkuar nga kushtetuta. Reforma ne drejtesi eshte kryer pikerisht per te cliruar mekanizmin e padrejtesise dhe pandeshkueshmerise, qe menaxhohej nga kupola uzurpuese e politikes, permes rolit qe kryenin kryetaret e njepasnjeshem, te emeruar cdo 5 vjet, te Keshillit te Nalte te Drejtesise. Por edhe pse kane kaluar 6 vite nga ky ndryshim, mekanizmi qe e mban te ngrire pandeshkueshmerine e kontrolloreve, gjendet aty ku ka qene edhe me pare. Atehere duhet te kene ndodhur tre fenomene: 1. ose ndryshimet kane qene jo aq mire te perpunuara juridikisht; 2. ose kontrolloret kane gjetur mekanizmat e rinj te pershtatjes ne situaten e re kushtetuese; 3. ose ne organet e drejtesise se re, gjenden njerez te papershtatshem, profesionalisht, pa kurajon e nevojshme, ose nen nje presion te gjithanshem kercenues nga strukturat e kriminalizuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

nine + 15 =