Një kompani australiane po lufton shpyllëzimin duke kombinuar inteligjencën artificiale me farat e projektuara posaçërisht të cilat mund të hidhen në tokë nga lart në qiell.

Sipas Andrew Walker, CEO dhe bashkëthemelues i AirSeed Technologies, secili nga dronët e kësaj kompanie mund të mbjellë mbi 40,000 bishtaja farë në ditë.

“Në krahasim me metodologjitë tradicionale, kjo është 25 herë më e shpejtë, por edhe 80 për qind më e lirë”, vlerëson ai, përcjell Telegrafi.

Përpara nisjes, çdo dron ngarkohet me bishtaja farash të zgjedhura posaçërisht të “pajtueshme” me habitatin e mëposhtëm.

 

 

Pasi fluturojnë në ajër, dronët lundrojnë në shtigjet fikse të fluturimit, duke mbjellë sipas modeleve të paracaktuara dhe duke regjistruar koordinatat e secilës farë.

Kompania thuhet se ka mbjellë tashmë më shumë se 50,000 pemë dhe synon të mbjellë një total prej 100 milionë deri në vitin 2024. /Telegrafi/