“Ishin nisur për të parë alpet”/ Turistët polakë humbën jetën tragjikisht, ja çfarë gjeti policia në vendin e aksidentit

Waldemar Makowska 45 vjeç dhe Marta Makowska 42 vjeçe, ishin dy turistët polakë që humbën jetën ditën e sotme pas një aksidenti të rëndë në aksin rrugor Shkodër-Tiranë.

Pasi kishin vizituar disa qytetet të Shqipërisë, çifti bashkëshortor po udhëtonin me motorin e tyre drejt Shkodrës me destinacion alpet e veriut por pësuan një aksident të rëndë në kufirin që ndan Shkodrën me Lezhën.

Ata u përplasen me  një automjet tip Golf 5 që drejtohej nga një 27-vjeçar nga Puka. Goditja ishte fatale për çiftin polak, duke gjetur vdekjen në vend, ndërsa pamjet tregojnë se përplasja ka qenë aq e fortë sa pjesët e motorit janë shpërndarë në të gjithë rrugën.

Drejtuesi i automjetit, të cilin rezulton ta ketë marrë me qira në Shkodër, ju nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi i pastër. Ai u shoqërua në komisariat ku do të merret në pyetje mbi rrethanat e këtij aksidenti.

Në vendin e ngjarjes është gjetur nga policia edhe një pajisje filmimi “Go pro” që përdorej nga turistët. Ajo do të ekzaminohet për të parë nëse e ka të regjistruar momentin e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

six + 3 =